Osmani: Serbia është shtet gjenocidal – këtë duhet ta themi sot dhe çdo ditë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosovës i duhet mbrojtje e dinjitetit, integritetit dhe imazhit shtetëror, por mbi të gjitha drejtësi.

Ajo ka thënë se Serbia s’është përgjigjur për krimet ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë, derisa ka thënë se Serbia është shtet gjenocidal dhe kjo duhet të thuhet çdo ditë.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi.

I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror.

Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi.

Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.

Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Serbia është shtet gjenocidal.

Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook.