Osmani: Ta heqim tarifën dhe presidentin njëkohësisht

E para e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka propozuar dy parime për dialogun me Serbinë.

“Unë propozoj se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet mbi dy parime.

E para; Të mbrohen interesat e vendit.

E dyta; Të mbrohen miqësitë me shtetet shpëtimtare.

E para s’mundet pa të dytën e as e dyta pa të parën”, është shprehur Osmani.

E për Shtetet e Bashkuara të Kosovës ajo e bëri të qartë pozicionin e Kosovës karshi SHBA-së.

“Kosova kurrë nuk ka pasur sukses pa i pasur SHBA-në në krah”, thotë Osmani.

Shteti ynë nuk mundet pa aleatet e Kosovës.

Apeli im është për të gjithë, që të ulemi dhe ta gjejmë gjuhën e përbashkët që i mbron këto dy parime, edhe interesin e vendit edhe miqësitë me këto shtete”.

Ndërsa për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Osmani thotë se duhet të hiqet së bashku me tarifën.

“Tarifa duhet të hiqet bashkë me presidentin uzurpues të dialogut Kosovë–Serbi.

Presidenti duhet të ishte simbol i unitetit, e ai e quan kryeministrin e Kosovës manipulues, përpëlitës, mashtrues etj.”, shtoi Osmani.