Pa panik, me muzikë, defatorja disponon “live” banorët në Pejë

Peja vazhdon të sfidojë koronavirusin me vetizolim, qetësi, e me pak panik.

Java në qytetin e bukur të Dukagjinit ka filluar me mot me diell, me lëvizje të pakta, por me gjallëri të lehtë të banorëve, sidomos në oborret e shtëpive të tyre.

Nën ritmet e defit, banorët e lagjes Fidanishte kanë filluar sot javën e re.

Një defatore është përkujdesur që t’i bie defit dhe të këndojë live për të ngritur harenë tek banorët./Indeksonline/