3.3 C
Kosovo
E shtunë, Dhjetor 7, 2019
Ballina Uncategorized Pa partnerë, personat e tillë rrezikojnë vetën nga këto sëmundje

Pa partnerë, personat e tillë rrezikojnë vetën nga këto sëmundje

Partneri është një ilaç i shumë sëmundjeve.

Prandaj nuk bën assesi që të rrini vetëm, por duhet ta gjeni personin ideal dhe të martoheni me të për të shpëtuar nga ekspozimi i disa sëmundjeve.

Sipas fjalëve të psikologut Erik Erikson, zhvillimi dhe ndarja e emocioneve me të tjerët është çelës i suksesit

Erikson është psikolog i shekullit të 20-të, i cili zhvillimin e njeriut e ka ndarë në tetë faza.

Secila fazë njësoj është e rëndësishme dhe i kontribuon zhvillimit të personalitetit.

Për t’u zhvilluar njeriu dhe për të formuar personalitetin, secilën fazë duhet patjetër ta kalojë me sukses.

Faza e gjashtë, sipas radhës, sipas fjalëve të tij, janë intimiteti dhe zhvillimi i marrëdhënieve dashurore, që ndoshta është faza edhe më e rëndësishme për zhvillim.

Kjo fazë u ndihmon personave që të avancojnë tutje dhe është e lidhur ngushtë me sukseset e ardhshme apo dështimet.

Në këtë fazë ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe të plotësuara është sukses.

Mossukses konsiderohen izolimi dhe ndjenja e vetmisë.

Sipas tij, intimitet është marrëdhënia dashurore e cilitdo lloj i cili kërkon ndarjen e vetes dhe emocioneve të sinqerta me të tjerët.

Erikson me siguri ka besuar që kjo fazë e zhvillimit ndodh midis moshës 19 dhe 40 vjeç kur shumica e njerëzve kërkojnë partnerin dashuror.

Izolimi është gjendje në të cilën personi përpiqet të shmangë intimitetin.

Kjo ndodh kur shfaqet ndjenja e frikës nga përkushtimi, lidhja apo thjesht kur personi nuk dëshiron ato dhe intimisht ta hapë veten dhe të tregojë mangësitë dhe vlerat.

Izolimi mund t’ju pengojë të zhvilloni lidhje të shëndetshme, ndërkaq kjo më vonë do të ndikojë negativisht në vetë zhvillimin, madje edhe në shëndet.

Shmangia e hapjes ndaj të tjerëve, si revansh mund të shkaktojë vetminë, madje edhe izolimin eventual shoqëror dhe depresionin.

Erikson ka besuar që çdo person me sukses mund të kapërcejë të gjitha fazat në mënyrë që të mos stagnojë.

Për përfundim të suksesshëm të kësaj faze është kryesore të mësohet se si emocionet të ndahen dhe të krijohet afërsia me njerëzit e tjerë, në mënyrë që të zhvilloni dhe të mbani marrëdhënie të shëndetshme.

Izolimi shpesh është rezultat i frikës nga refuzimi, ndërkaq pikërisht kjo frikë çon drejt shmangies së plotë të hapjes emocionale ndaj të tjerëve.

Erikson ka besuar që mosplotësimi i kësaj faze të zhvillimit paraqet probleme në të ardhmen.

Izolimi afatgjatë dhe shmangia nga krijimi i afërsisë me partnerin mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor dhe fizik.

Hulumtimi ka treguar që personat të cilët nuk janë në gjendje që emocionet e veta t’i ndajnë dhe t’i zhvillojnë shkathtësitë intime kanë rrezik më të madh që të sëmuren nga sëmundjet kardiovaskulare.

608,993FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Merkel: Vendet e BE-së të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje,...
web
analytics