Pacolli e zbulon qëndrimin e tij për pamjen e xhamisë së re dhe donacionin turk për ndërtimin e saj

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit të ndërlidhura me fillimin e nërtimit të xhamisë së re në qendër të Prishtinës.

Ai përmes një statusti në Facebook ka shkruar se askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë, derisa ka falënderuar Turqinë për donacionin.

“Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre.

Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik”, ka shkruar ai

“Xhamia e Re, Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.

Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.

Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre.

Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.

Le të vazhdojmë të jemi kështu”, ka shkruar Pacolli.

Ky postim i Pacollit ka ardhur pas protestës së organizuar sot kundër ndërtimit të Xhamisë./Express/

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163753903085153