Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Albright do të ngelet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si një heroinë.
“Ajo pati kurajën që me vendosmëri ta udhëheq botën e lirë, për ndalimin e luftes ndaj popullit tonë, çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit”.
“Kosova duhet të shpallë ditë zie në respekt të zonjës së madhe Albright.
Ajo ishte një person i jashtëzakonshëm.
Do t’i kujtoj gjithmonë bisedat me të.
Një ditë vërtet e trishtë për të gjithë ne në Kosovë.
Faleminderit zonja sekretare.
Shpirti yt u prehtë në parajsë” ka thënë Pacolli në rrjetin social Facebook.