Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro

Njoftim per Masën e 15 – Pagesa e asistencës mujore

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon Emergjente Fiskale, Nr.01/19, datë 30.03.2020 dhe Vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve për Aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, të datës 03.04.2020, konkretisht:

Mases 15 – Pagesa e asistencës mujore, në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) EURO, për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00) EURO, ju njoftojmë se:

1. Bazuar në piken 3 të kësaj mase, përgjegjësi e Agjencisë së Punësimit që epron në kuadër të MEPTINIS, ku përmes Zyrave të Punësimit ka qenë që të krijohen mundësitë për t’u regjistruar si i papunë, e cila mundësi iu është krijuar të gjithë qytetarëve të papunë dhe të njëjtin shërbim e kanë marrë nga Zyrat e Punësimit.

2. Ministria e Financave dhe Transfereve ka përgatitur Kërkesen për Asistencë Mujore, pako fiskale emergjente – masa 15, e cila kërkesë duhet të plotësohet nga secili që dëshiron të përfiton nga kjo skemë (Vendimi Nr.35/2020, datë 15.04.2020 i Ministrit të Financave dhe Transfereve për masen 15, sqaron hapat dhe veprimet deri në realizimin e pagesave për përfituesit.

3.Pas regjistrimit si i papunë dhe pas plotësimit të Kërkesës për asistencë mujore, pako fiskale emergjente – masa 15, Divizioni për Ndihma Sociale në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve përgatit listën për verifikim, e cila verifikohet me Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), me data-bazen e Skemave Sociale dhe Pensionale dhe pas këtij verifikimi përzgjedhen përfituesit e masës 15.

4. Mjetet financiare për këtë kategori të përfituesve realizohen nga Ministria e Financave dhe Transfereve.