‘Pajtesa’ vjen me frizur, dimi e jelek

Fiona Gllavica është ndër aktoret më të pëlqyera kosovare.

Falë rolit të “Pajtesës”, ajo u bë e popullarizuar duke fituar simpatinë e publikut.

Jeta e saj private po bëhet kurreshtje për shikuesit të cilët e duan “Pajtesën” e serialit, ndërkohë që ajo nuk ka hezituar të ndaj aktivitetet me ta.

Bukuroshja në muajin korrik i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me Arbnor Pacollin.

E javë më parë Fiona ka zbuluar shtatëzëninë e saj para të gjithëve, lajm ky që u përhap shpejt në të gjitha anët.

‘Pajtes’a krahas obligimeve të saj si nuse po e vazhdon edhe karrierën në serialin e njohur dhe shumë të pëlqyer “Çka ka shpija”.

Ajo së fundi ka treguar si do të duket në episodën e ri.

Me frizurë , dimi e jelek ajo duket një nuse e bukur dhe e këndshme./Kosovarja/