“Pajtesa” zgjedh mes aktorëve të “Çka ka shpija”

Seriali vendor “Çka ka shpija” është njëri ndër seialet më të shikuar në vend.

Përmes figurave të ndryshme stilistike, personazhet e serialit e paraqesin njëkohësisht realitetin e familjeve shqiptare.

Secili aktor dallohet për karakteristikat interesante të karakterit të tij/saj që jo domosdoshmërisht janë të njejtë edhe në realitet.

Fiona Gllavica e njohur me rolin e “Pajtesës” luan rolin e nuses së shtëpisë, një personazh popullor që e përçon jetën e një femre të pashkolluar por shumë ambicioze e shpesh dinake.

Publiku e do jashtëzakonisht shumë dhe duke e cilësuar si aktorën më të mirë të serialit.

Ndërkohë për të qenë më afër fansave ajo ka shtuar një pyetësor në rrjetin social Instagram për t’iu dhënë mundësi të gjithëve që ta pyesin çka iu intereson.

Në mesin e pyetjeve të shumta që i janë bërë asaj, ishte edhe ajo se cilin nga aktorët e serialit e pëlqen më shumë.

“Pajtesa, Xhek Setra edhe Hamdia”, është përgjigjur duke qeshur Fiona.

Kujtojmë se aktorja jashtë serialit është e martuar me Arbnor Pacollin dhe janë në pritje për tu bërë prindër./Kosovarja/