Pak muaj pas lindjes, Sara Hoxha rikthehet në top formë

Sara Hoxha dhe partneri i saj, Ledri Vula, ka pak muaj që janë bërë prindër për herë të parë.

Vajza e cila i lumturoi çiftin quhet Poem Blu Vula, Sara Hoxha nuk heziton të ndaj imazhet më të ëmbla me të bijën, derisa nuk mungonin edhe imazhet ku tregonte se kishte shtuar peshë edhe pas lindjes.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet se është rikthyer në top formë.

“Veshje e bukur por a mendoni se u largova nga shtëpia?”, ka qenë përshkrimi i fotografisë./Blic/