Web Analytics

Pak para nisjes, policia arreston 50 persona në tentativë për të sulmuar kuqezinjtë

Na ndajnë dhe pak minuta që prej nisjes së ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Itali.

Sakaq, kjo do jetë një ndeshje e qetë pasi policia ka bërë të mundur arrestimin e 50 tifozëve italianë.

Këta të fundit, janë arrestuar në tentativë për të sulmuar kuqezinjtë, ku sipas mediave italiane ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta.

Personat janë në paraburgim, ku u arrestuan të veshur me kapuç, po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë.

Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

Nga rubrika