Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITPakoja për Ringjallje Ekonomike, Qeveria ndan 19 milionë euro

Pakoja për Ringjallje Ekonomike, Qeveria ndan 19 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej 14 milionë euro për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.​ /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit