Analisti politik Dastid Pallaska ka cituar një autor amerikan se çfarë thotë për kërkim faljen duke ndërlidhur në mënyrë indirekte me zhvillimet politike dhe kërkesën e Mustafës karshi Kurtit, ku kërkon nga Kurti të i kërkoj falje për veprimet e fundit.
Pallaska thotë se kërkim falja nuk do të thotë gjithnjë se ti ishe gabim dhe tjetri e kishte mirë.
Por që sipas tij njerëzit me ego të sëmurë e kanë të pamundur të kërkojnë falje.
Ja statusi I tij:
Sipas Mark Mattheës, një autor amerikan, kërkim falja nuk do të thotë gjithnjë se ti ishe gabim dhe tjetri e kishte mirë.
Përkundrazi, Mattheës qartëson se kërkim falja thjeshtë do të thotë se ti e çmon marrëdhënien me tjetrin më shumë se egon tënde.
Kjo e shpjegon pse njerëzit me ego të sëmurë e kanë të pamundur të kërkojnë falje.