Paloma tregon se si ndihet bashkëshorti pas rrëfimit të saj: Ishte pak i revoltuar

Rudina Demneri, e njohur ndryshe si Paloma, ka qenë sot e ftuar te emisioni “Shqipëria Live” ku përveç eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo gjithashtu tregoi për marrëdhënien me bashkëshortin e saj Alandy, pas rrëfimit të saj në Big Brother.

“Pas takimit me bashkëshortin në BB VIP nisa të bëhesha më agresive mendoja se si do ndihej emocionalisht ai po ndërton një karrierë, po bën një album, më dukej se do penalizohej, edhe pse e tregova për të dhënë një mesazh ishte pak i revoltuar, jo me mua, sa me interpretimin e titujve, shkruhej se ti je një baba dhu.nues, i keq, ku mesazhi ishte krejt e kundërta”, tregoi Paloma.

Sipas Palomës, historinë e saj e tregoi për tu thënë të gjitha grave e vajzave që të reagojnë kur shohin se kanë probleme.

“Ai është një prind, nesër do rritet fëmija dhe do lexojë tituj bastard, kam luftuar e luftuar derisa erdhi një moment që kaloi më shumë se debat dhe unë e denoncova mesazhi ishte mos hezitoni, nëse keni probleme reagoni.

Edhe unë njeri i gjallë jam.

Kam treguar momente të ndryshme që ne i ndamë të gjithë bashkë, nuk jam bërë pishman se e kam treguar këtë histori”, tha Paloma.