Pamje nga festa luksoze e ditëlindjes së Adrola Dushit

Modelja bukuroshe, Adrola Dushi feston sot ditëlindjen.

Ajo mbush 27-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e zemrës.

Në mesnatë modelja ka organizuar një super festë buzë detit, e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Adrola ka publikuar disa video nga festa në Instastory, ku shihet e rrethuar nga miqtë e saj të zemrës, me muzikë, kërcime dhe fishekzjarre.

Bukuroshja është dukur më e bukur se kurrë, me një fustan me xixa ngjyrë gold dhe të çarë anash.

Mirëpo, ç’është më e rëndësishmja, modelja shihet shumë e lumtur.