Pamje rrëqethëse si pasojë e COVID-19, në Bolivi policia mbledh nëpër rrugë qindra trupa të pajetë

Gjatë pesë ditëve të fundit, njësitë speciale të policisë kanë hequr nga rrugët 420 tru.pa të pajetë të njerëzve, që madje disa prej tyre i kanë gjetur nëpër vetura e shtëpi të bra ktisura në La Paza të Bolivisë, si dhe qytetin më të madh të vendit Santa Cruz.

Komandanti i policisë Ivan Rohas që njëherit udhëheq njësinë speciale, ka dekla ruar se besohet se nga 80 deri në 90 për qind e të vde.kurve që janë gjetur, kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19

Sipas të dhënave të Instituti për Hulumtime dhe Forenzikë, në Bolivi nga 1 prilli deri më 19 korrik njësitet e specializuara të policisë kanë gjetur nëpër rrugë në total 3.016 tru.pa të pajetë të njerëzve, që sipas gjitha gjasave ishin vi.ktima të virusit vde.kjeprurës.

Deri të martën mbrëma në Bolivi janë konfirmuar 60.991 ras te të konfirmuara me COVID-19, derisa 2.218 tjerë kanë humbur jetën nga ky virus.