Pamje të rralla të Divizionit “SS Skanderbeg” në Kosovë

Studiuesi Armand Plaka, sjell pamje të rralla të divizionit të Kosovës të njohur si “SS Skanderbeg”.

Fotografitë janë marrë nga faqja e internetit e Arkivave Kombëtare të SHBA-ve dhe nga Administrata Dokumentare (NARA).

Ato janë bërë nga fotografi gjerman i luftës, Georg Westermann, i cili shoqëroi divizionet e ndryshme “Waffen-SS” në Ballkan.

Diçitura ka këtë përmbajtje:

Në qendër të Prizrenit mbi urën e Bistricës, komandanti SS August Schmidhuber, fton komandantin e Armatës së Dytë, Gjeneralin e Trupave Malore, Boehme, për të inspektuar Gardën e Nderit.

Në sfond shihet edhe Xhamia e famshme e Sinan Pashës, si dhe Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit (thellë nga e djathta).

Ndryshe nga fotot e tjera të koleksionit të Westermann, të sjella nëpërmjet Robert Elsiet, ajo paraqet një moment më të plotë, me një pamje e skenë më të hapur në qytet, ku fare qartë dallohen dhe banorët dhe dyqanet me emra shqiptarësh.

Kjo e shton edhe më shumë dyshimin se ato nuk janë pjesë e koleksionit “Westermann”.

Pjesë të këtij koleksioni dhe përtej tij, duket se janë edhe dy prurje të tjera që lidhen me Divizionin SS-Skanderbeg, të cilat edhe pse mund të komentohen në mënyra të ndryshme, padyshim se pasurojnë edhe më shumë fondin tonë të fotografive me vlera e sfond historik”, ka shkruar Plaka.