Pamjet apokalitptike të Beirutit pas shpërthimit të madh

Në klinikën e Pulmoligjsë dje ka ndodhur një incident.

Aty, nënë e bijë janë lënduar nga bombola e oksigjenit.

Djegie më të theksuara ka vajza, ndërsa mjeku kujdestar ka thënë për T7 se gjendja e të dyja pacienteve është stabile.

Në Klinikën e Pulmologjisë të hënën ka ndodhur një incident, vajza pëson djegie të rënda në duar

Brenda repartit C në Klinikën e Pulmologjisë tash e 12 po qëndron Florida Gjokaj bashkë me nënën e saj.

Këtu ato po marrin trajtim pasi të njëjtat janë konfirmuar pozitiv me Covid 19.

Por, në dhomën e tyre të hënën pasdite ka ndodhur një incident me një bombolë të oksigjenit.

Florida, në një bisedë me televizionin, thotë se ka blerë këtë bombolë të vogël të oksigjenit pasi shërbimet jashtë dhomës nuk mund t’i marr pa të.

Ajo punon infermiere tash e 20 vite dhe thotë se ka njohuri për përdorimin e bombolave, por që nga ky incident pësuan lëndime .

Mjeku kujdestar gjatë së hënën, Flamur Marku ka pohuar për televizionin se nuk bëhet fjalë për shpërthim, sepse në rast të tillë dëmet do të ishin më të mëdha.

Ai thotë se gjendja klinike e të dy pacientëve ka qenë e mirë.

E të martën, pulmologu Shpëtim Thaqi, tregoi se vajza ka pësuar djegie kryesisht në duar.

Thaqi sqaron, se pas trajtimit në Pulmologji, pacientja do të dërgohet në Kirurgjinë Plastike për ndërhyrje.

T7 mëson se të dy pacientet janë familjare të një personi që ka vdekur ditë më parë si pasojë e Covid 19.

E gjatë së martës në këtë Klinikë po marrin trajtim 94 persona, prej tyre 80 janë me oksigjenoteparo.

Aktualisht, këtu janë të lirë vetëm 7 shtretër.

The post Djegia e pacientes me Covid-19 nga bombola e oksigjenit, mjeku kujdestar rrëfen si ndodhi gjithçka appeared first on GazetaBlic.