Pamjet që tregojnë më së miri si përhapet koronavirusi

Një video e postuar në Twitter, që brenda pak minutave është bërë virale, tregon më së miri se si përhapet koronavirusi, që së fundmi ka marrë emrin COVID-19.

Aty shihet se si duhet mbajtur higjiena në nivel, me qëllim që të shmanget kontakti me virusin vdekjeprurës që ka ngritur në këmbë botën.

Videoja është realizuar nga ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite, dhe ka për qëllim të rris vetëdijen e qytetarëve që të kenë më shumë kujdes.