Para ditëlindjes së saj të 31-të, Vera e uron Rita Orën me një video të rrallë nga fëmijëria e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.

Para se të hynim në datën 26 nëntor artistja mori urimin e parë nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, shkruan “Kosovarja”.

Vera ka postuar një video të fëmijërisë së këngëtares e cila mori mijëra komente dhe pëlqime.

Në video shihet se si nënë e bijë vallëzojnë dhe këndojnë të lumtura së bashku, derisa vërehet energjia e Ritës se si që në fëmijëri ajo e ka dashur performancën.

“Rita Ora urime ditëlindjen, bebja ime, kështu jemi ne duke vallëzuar dhe bërë shumë qejf përderisa ti po hyje në botën tënde magjike të së ardhmes! Të dua përgjithmonë mbretëresha ime e vallëzimit, Elena Ora, O Zot i madh të shikoj ti regjisoren e vogël prapa kamerës”, ka qenë shkrimi i veçantë i Verës në mbishkrimin e videos.

Rita ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, gjersa ka qenë vetëm një vjeçare kur familja e saj u shkuan në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, derisa tani gëzon suksese të shumta në karrierën e saj si pop – këngëtare.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Ora (@veraora)