Para se të bëhej e famshme, Tayna konkuroi në një talent show, ja si u prit nga juria

Tayna tashmë është ndër personazhet më të përfolura në show bizzin vendor.

Ajo e arriti famën aq shpejt, sa çdokush do të mendonte që ishte fat apo rastësi që brenda një gjysmë viti të arrinte të bëhej ndër reperet më të pëlqyera të skenës shqiptare.

Por në fakt, zanafilla e fillimeve për t’u marrë me muzikë për reperen Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, duket se ka një start të shumë viteve më parë.

Në vitet 2008/09 në Kosovë organizohej një spektakël i talenteve në KTV, i quajtur “Talenti X”, ku garues nga vende të ndryshme të Kosovës duhej të dëshmonin talentin para tre anëtarëve të jurisë.

Në moshë fare të re, Tayna kishte sprovuar veten duke u paraqitur në këtë spektakël dhe kaluar me sukses fazën e audicioneve.

Aso kohe para se të ngjitej për herë të parë në skenë, reperja nga Prizreni përball moderatores Agnesa Vuthaj kishte treguar se ëndërron që një ditë të këndojë si të famshmet Beyonce, Christina Aquilera, etj.

Tayna kishte kënduar para publikut këngën “Të falem ty Kosovë” të këngëtares Leonora Jakupi, dhe kishte marrë tri vlerësime pozitive nga juria.

Sot, ajo është një prej repereve më dominuese në tregun muzikor shqiptar me hite të shumta, miliona ndjekës në rrjetet sociale e kërkesa të shumta për koncerte.