Paralajmërohet manifestimi i madh, pas përfundimit të kufizimit të lëvizjes

Faqja “10 Milion Shqiptarë” në Facebook e krijuar në mbështetje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga qytetarë, ka shpërndarë një event ku ka thirrur qytetarët e gjithë vendit të dalin në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë, pas përfundimit të kufizimit të lëvizjes.

Ky event, sipas njoftimit të faqes organizohet për të kundërshtuar çfarëdo mundësie për qeveri, përveç zgjedhjeve.

Njoftimi:

Pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19), të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Duam zgjedhje dhe nuk e lejojmë vjedhjen e pushtetit.

Duam një Qeveri ligjitime dhe të zgjedhur nga vota e popullit te Kosovës.

Mos e shpërfillni vullnetin e popullit.

U bo boll !!

Jemi lodhë krejt Kosova.

Prandaj shpërndaje edhe ti këtë event dhe të bëhemi sa më shumë që e kundërshtojmë këtë vjedhje të Republikës sonë.

https://www.facebook.com/events/224751855414964/