Paralajmëron vendim të ri për marrëveshjen e mundshme me Vetëvendosjen, Vjosa Osmani

Gabim historik për Kosovën, nëse nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, e cilëson nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Këtë qëndrim Osmani e ka dhënë pas njoftimit se LDK-ja do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe atë të Kryesisë, por që më pas u bë e ditur se ato janë shtyrë për të hënën, raporton KTV.

Zgjedhja e Glauk Konjfucës kryetar i Kuvendit, për LDK-në ka krijuar situatë të re sa i përket bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Formimi i Qeverisë ka qenë temë diskutimi edhe në Berlin në takimin e delegacionit të LDK-së me Richard Grenellin, të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në njoftimin e LDK-së, thuhet se në këtë takim, Grenelli ka kërkuar përkushtim për nisjen e dialogut me Serbinë, heqjen e taksës, zhvillim ekonomik e krijim të vendeve të punës, derisa shtohet se partia e Mustafës e ka njoftuar amerikanin për ecurinë e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës.

Ndërkohë, pas disa ftesash, të hënën presidenti Hashim Thaçi do ta presë në takim kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, për t’u konsultuar për mandatarin për ta formuar Qeverinë.