Paralajmëron zv/kryeministri Hoti: Më përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria duhet të mblidhet për të hequr taksën 100%.

Hoti tha se nuk mund të mbesim peng i një vendimi që ka qenë i domosdoshëm, por tash po e dëmton Kosovën.

Sipas tij, miqësia e përhershme me SHBA-të nuk cenohet dhe se kjo është e garantuar.

Madje Hoti tha se nëse dëmtohet miqësia me SHBA-të, dëmtohet shtetësia e Kosovës.

Sipas tij më përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA-të.

Postimi i plotë:

Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen.

Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven.

Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet.

Ne e garantojme kete miqesi.

Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret.

Nese demtohet miqesia me SHBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe.

Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA.