Parashikimi i Hajredin Kuçit për Qeverinë Kurti: Kaq do t’i zgjas mandati

Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi në një intervistë për emisionin N’Konak ka folur për PDK-në dhe sa do t’i zgjasë mandati VV-së.

Kuçi thotë se PDK-ja do të jetë një opozitë e fortë dhe do të reagojë sa herë që të ketë gabime nga qeverisja apo të bëhen gjëra të cilat nuk janë në të mirë të vendit.

“Unë mendoj që qëllimi i PDK-së do të jetë të konsolidojë veten, aty ku kanë qenë lëshimet t’i përmirësojë.

Kosova ka nevojë për një opozitë të fortë dhe PDK-ja do të tregojë si është opozita e fortë.

Natyrisht që kjo do ti ndihmojë edhe qeverisjes në vend dhe jemi të bindur që në këtë drejtim do të kemi një partneritet por edhe një konfrontim ta quaj në kuptimin pozitiv për vendin.

E sa i përket mandatit të VV-së ai thotë se do të zgjasë aq sa nuk bëjnë gabime.

Por nëse e bëjnë këtë atëherë mandati i tyre do të jetë më i shkurtë, gjithmonë në mënyrë kushtetuese.

“Mandati është kushtetues e nëse bëjnë gabime që nuk duhet të bëjnë dhe nëse bëjnë veprime që nuk duhet të bëjnë mandati mund të iu zvogëlohet dhe gjithmonë në mënyrë kushtetuese.

Do të thotë PDK-ja nuk do të jetë ajo që në mënyrë jo të kushtetuese apo jo demokratike pengon mandatin”, tha ai.