Web Analytics
BallinaLAJMEParashikimi i motit për pesë ditë – reshjet e shiut vazhdojnë edhe...

Parashikimi i motit për pesë ditë – reshjet e shiut vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se java e katërt e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

E hënë

Mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë celsius.

E martë

Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe me riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius.

E mërkurë

Situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.

E enjte

Parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius.

E premte

Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit