Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, stuhi, shkarkime rrufesh e reshje breshëri

Në pesë ditët e ardhshme, Kosova pritet të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në këto kushte do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

“Kjo situatë vije si pasoj e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet tutje. /Telegrafi/