Parashikimi i motit për sot, mëngjeset me mjegull

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull.

Sipas parashikimeve, në orët e pasdites pritet të ketë rrebeshe afatshkurtër shiu në rajone të caktuara, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Institutit Hidrometeorologjik në parashikimin javor bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas rrjedhojë do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

Kjo situatë vjen si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /Telegrafi/