Paris Jackson ndahet nga i dashuri

Paris Jackson po jeton jetën e karantinës e vetme, ngase ajo është ndarë nga i dashuri, këngëtari Gabriel Glenn, shkruan TMZ.

Burimet pranë Paris tregojnë për  TMZ se ajo vendosi që ishte koha të ndahej nga partneri. Thuhet se ndarja e çiftit ishte miqësore, pasi ata nuk janë të zemëruar me njëri-tjetrin.

Burimet thonë se lidhja e tyre po shkonte në rrugë të kundërta, andaj ndarja ishte e vetmja gjë që duhej të ndodhte.

Paris tani do të përqendrohet në veten dhe po punon për këngë të reja, ngase po kalon shumë kohë në studio çdo ditë.

Ajo është parë javën e kaluar në publik dhe dukej shumë e lumtur.