Partitë politike pritet të ftohen gjatë ditëve të ardhshme nga Thaçi rreth formimit të Qeverisë

Qeveria Kurti është rrëzuar të mërkurën pas miratimit të mocionit të mosbesimit nga Kuvendi i Kosovës.

Deputetët e vendit e votuan mocionin iniciuar nga LDK-ja me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, mocioni ishte mbështetur edhe nga partitë opozitare.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deri tani nuk ka ftuar në takime konsultues përfaqësuesit e partive politike.

Nga Zyra e Presidentit thonë se Thaç gjatë javës së ardhshme do të ftojë përfaqësuesit e partive politike.

“Njoftimi nga Kuvendi ka ardhur të premten në fund të orarit të punës dhe për këtë ka qenë e pamundur që të ftohen të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive parlamentare. Ata do të ftohen nga presidenti në ditët e ardhshme për konsultime”, deklaruan për klankosova.tv nga Zyra e Presidentit.