Pas 1 muaji – deputetët kthehen nesër në seancë në Kuvend

Nesër do të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se seanca do të fillojë në ora 10:00, ku në rend të ditës janë 36 pika, transmeton Telegrafi.

Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seanca për më shumë se katër javë, ku deputetët ishin angazhuar më shumë në zgjedhjet lokale, duke lënë anash angazhimet në Kuvend./telegrafi