Pas 48 vjetësh, Aldrin tregon si është bërë fotoja ikonike në Hënë

Për 48 vjetorin e zbritjes në Hënë, njëri nga 2 njerëzit e parë që kanë vizituar satelitin natyror të Tokës Buzz Aldrin, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka treguar se si është bërë fotoja ikonike e “njeriut të dytë në hënë”.

Ai së bashku me Neil Amstrong ishin 2 astronautët e anijës Apollo 11 që për herë të parë dërgoi njeri në Hënë.

“Kur Neil më fotografoi këtu, ishte shumë spontane.

Ai tha ndalo dhe kthehu, unë u ktheva, kjo mund të shihet edhe nga lëvizja e litarit të sigurisë.“ shkruan Aldrin në profilin e tij në Twitter./InfoKosova/