Web Analytics

Pas 8 vitesh martesë, ish-banori i ‘Big Brother’ ndahet nga bashkëshortja

Botuar nga: InfoKosova

Ish-banori i ‘Big Brother’ ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë.

Ai u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në reality show “Big Brother Albania 5”, megjithatë karrierën e vazhdoi si prezantues.

Bëhet fjalë për Meti Alshiqin, i cili për shumë kohë qëndroi larg televizionit e kamerave.

Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.

Megjithatë, së fundmi duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raporton “Prive”, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.

Meti mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e “konfirmon” edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.

Të FUNDIT