Pas arrestimit reagon për herë të parë konkurrenti i ‘Për’puthen”

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar një video e njërit prej konkurrentëve të “Për’puthen”, teksa ishte arrestuar nga Policia Shqiptare dhe po shoqërohej për në stacion policor.

Konkurrenti i arrestuar ishte Princi, e që arsyet ende nuk janë bërë të ditura dhe nuk dihet arsyeja e shoqerimit të tij.

Por, mesa duke ai është liruar sërish, pasi ai ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet me konkurrentët e tjerë të emisionit të dashurisë “Për’puthen”./express