Pas Atdheut, edhe Jasmina del kundër Andit dhe Sarës? Ja ç’DISS u bëri!

Atdheu ka konfirmuar ndarjen nga Sara që prej ditësh përflitej në media.

Shkak u bënë postimet e Sarës, e cila shkruante se ishte beqare dhe se nuk i besonte më askujt.

Atdheu e ka konfirmuar lajmin me një postim në Instastory ku shkruan se ai dhe Sara nuk janë më bashkë dhe flet për dikë të cilin dikur e quante vëlla e sipas tij ia ka punuar pas shpine.

Menjëherë kanë nisur dyshimet se bëhet fjalë për Andin, pasi ai dhe Atdheu e quanin veten vëllezër dhe për më tepër pas ndarjes nga Sara, Andi e Atdheu nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Ndërkohë mes gjithë kësaj rrëmujë ndërhyn dhe jasmine me një postim në InstaStory dhe vetëm sa bëri më lëmsh rrjetin.

Jasmin publikoi një foto me Atdheun ku shkruan: Kujtime të bukura.