Web Analytics
BallinaSHOWBIZPas Beatrix, zhduket edhe Fifi nga fragmentet e Big Brother, çfarë po...

Pas Beatrix, zhduket edhe Fifi nga fragmentet e Big Brother, çfarë po ndodh me ish-banoret e spektaklit?

Ndryshe nga herët e tjera, ku këngët e Fifit kryesonin në klasifikimet e “Top Awards”, emri i saj nuk figuron më në asnjë klasifikim.

Vlen të përmendet këtu që këngëtarja ka publikuar projekte të reja së fundmi, që janë pritur mjaft mirë nga fansat.

Nga ana tjetër, gjatë këngës së publikuar pas promos, Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj.

Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.

“Spontakisht me qajt, krejt thonë drama queen.

Parameno gabimisht me të rënë të fikët.

Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…

A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf.

Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë Fifi.

Fifi ka bërë një reagim shumë të gjatë pak kohë më parë në rrjetin social Instagram, ku ka shpërthyer keq ndaj Top Channel, pasi postuan momentin kur Fifi kërkoi largimin nga shtëpia pak përpara se t’i binte të fikët./Shqiptarja.com

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit