Pas bërjes së Kurtit kryeministër, lajmërohet Gjonbalaj nga Amerika që premtoi investime 50 milionëshe

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura në Amerikë, Gazmend Gjonbalaj, ka reaguar pas votimit të Qeverisë, ku Albin Kurti u zgjedh kryeministër i ri.

Por ai nuk ka treguar nëse do ta mbajë premtimin që kishte dhënë para zgjedhjeve të 6 tetorit, kur kishte deklaruar se do të kthehet në Kosovë për të investuar 50 milion euro nëse Kurti bëhet kryeministër, shkruan Reporteri.net.

Ai e ka uruar qeverinë e re duke e quajtur një kapitull të ri për Kosovën dhe për atë personalisht.

Postimi i tij:

Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht.

Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht. 🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Gepostet von Gazmend Gjonbalaj am Montag, 3. Februar 2020

Gazmend Gjonbalaj do të kthehet

M'u bë shumë kohë pa u parë me Gazin. Fitorja jonë e risjell atë në Kosovë. Do të bëjmë çmos ta kthejmë trurin në atdhe.

Gepostet von Albin Kurti am Montag, 30. September 2019