Web Analytics
BallinaSHOWBIZPas Borës edhe Olsa ‘e fal’ Donaldin/ Komenti që na tërhoqi vëmendjen

Pas Borës edhe Olsa ‘e fal’ Donaldin/ Komenti që na tërhoqi vëmendjen

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë pranuar më në fund ribashkimin e tyre.

Çifti, i cili prej muajsh po e shijonte dashurinë në mënyrë të fshehtë, publikuan ditën e djeshme një foto së bashku, duke plotësuar kështu dëshirën e fansave.

E natyrisht që të shumtë kanë qenë reagimet e personazheve të njohur për këtë foto, kaq shumë të pritur.

Ndër komentueset ishte edhe Olsa Muhameti. Bashkëpunëtorja dhe mikesha e Borës, nuk e ka fshehur lumturinë për çiftin, duke i komentuar në foton e tyre.

“Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkruan Olsa.

Me gjasa Olsa nuk është e vetmja që ka ndryshuar mendim për Donaldin muajt e fundit, në kohën kur aktori ishte pjesë e Big Brother dhe u lidh me Beatrix, Olsa ishte ndër personazhet që e thumboi publikisht, duke mos e fshehur ‘mërinë’ e saj me aktorin.

“Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë” Do të shkruante Olsa atë periudhë.

Por kur Bora e fali Donaldin, si mos ta fal edhe Olsa sot autorja e “Përputhen” është ndër personat më të afërt me çiftin, duke lënë pas deklaratat e hidhura të së shkuarës së afërt.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit