Pas daljes, Graniti takon ‘dashurinë e tij’

Granit Cana te premten përfundoi aventurën e tij në “Big Brother VIP”, pas pesë javësh që kur filloi ky spektakël.

Në një rrugëtim me shumë ngjarje por edhe drama, ai u shpreh i lumtur që është jashtë.

Një prej personave të parë që ka takuar është mbesa e tij, Ella.

Graniti është shfaqur me të në fotografinë e parë pas daljes, ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.