Banorja tashmë e shkualifikuar nga Shtëpia e Big Brother Vip Albania 2, Ermiona Lekbello ka marrë vëmendjen e gjithë publikut.
Ajo së fundmi është parë në praninë e opinionistit të Big Brother Vip Kosova, Olti Curri. Në një video të publikuar në Tik-Tok, Curri dëgjohet duke thënë “I love you”, teksa paraqitet Ermiona që në formë shakaje i thotë që po e thotë si “katundar” shprehjen “I love you”.
E gjithë kjo ironi, nuk ka ndodhur kot. Ermiona e cila ka vite që jeton në SHBA, është dëgjuar jo rrallë herë teksa fliste anglisht brenda shtëpisë. E që banorë me rast edhe kanë bërë shaka me këtë veprim të saj.
“Nesër fillojmë me anglishten, ka ardhë zysha”, dëgjohet duke thënë Olti, Ermionës. Dyshja kanë prejardhje nga i njëjti qytet, Durrësi.
Një ditë më parë, në shtëpi arriti zarf i zi ka në shtëpinë e BBV. Në zarfin e zi shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale, ndaj është përjashtuar menjëherë. Ermiona pati një debat të fortë me Oltën./insajderi/
View this post on Instagram