Pas deklaratave të Xhesika Kadiut, Robert Berisha bën veprimin e papritur ndaj saj

Javën e kaluar mediat rozë u pushtuan me lajme për lidhjen e Robert Berishës me modelen Xhesika Kadiun, gjithmonë sipas kësaj të fundit.

Kadiu përmes disa postimeve tregoi se ka qenë në lidhje dashurie me Robert Berishën, por që për arsye të ndryshme janë ndarë.

Ajo u shpreh se nuk kishte pse ta mbante të fshehtë dhe se ajo nuk ka prishur martesën e këngëtarit me Nora Istrefin.

Ndonëse Robert Berisha nuk dha ndonjë deklaratë për këtë, pasi ai në fillim kur dhe u fotografuan bashkë për pushime në Turqi pati thënë se thjesht kanë punuar në një projekt të përbashkët, tani ai ka bërë një lëvizje ndaj modeles.

Xhesika ka publikuar një imazh ku shfaqet e veshur me bi.ki.ni të zeza, e Robert Berisha nuk i ka rezituar dot, duke i dhënë një ‘pëlqim’ kësaj paraqitje të modeles./GazetaBlic