Pas deklaratës se ajo e nxorri në humbje, reagon Nora Istrefi ndaj menaxherit të VIP-ave

Në një lidhje në “Skype” për “Shqipëria Live”, menaxheri i VIP-ave, Alesio Aliaj ka treguar se ka marrë shumë këngëtarë shqiptarë në Australi, madje ai në veçanti ka folur edhe për disa nga artistët shqiptarë që e nxorrën atë në humbje duke potencuar veçanërisht Nora Istrefin.

”Nora s’ka hite, unë i bëra një favor tur menaxherit të saj, Enis Fetahut, e mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, ka thënë Alesio për këngëtaren nga Kosova.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe këngëtarja në fjalë, përmes një storje në ‘Instagram’, Nora Istrefi, deklaratën e menaxherit e ka quajtur tendencë për të njollosur karrierën dhe punën e saj tejet serioze.

Këngëtarja ka treguar anën e saj të historisë, duke hedhur poshtë të gjitha fjalët e menaxherit të njohur./Lajmi/

Lexo postimin ne foton me poshte: