Pas dorëheqjes, Rrahman Rama me detyrë të re ushtarake në Kroaci

Ish- komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pas dorëheqjes së tij nga pozita që kishte në FSK, pritet që të marrë një detyrë të re.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Rama do të ketë një pozitë të re ushtarake përfaqësuese për Kosovën, në shtetin e Kroacisë.

Këtë detyrë Rama, pritet ta marr pas dekretimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në vend të Rrahman Ramës, ka emëruar komandant të ri të FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jasharin.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/