Sokol Balla ka disa fjalë për dasmën e para dyvitesh të Marinës dhe Getit.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i kanë kaluar dy vite martesë.

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi dy vite më parë vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni ku përveç familjarëve nuk munguan dhe emrat më të njohur në vend.

Ditën e sotme ka qenë gazetari i njohur, Sokol Balla i cili ka zgjedhur ta kujtojë këtë moment të veçantë duke e cilësuar si një “shpërthim”.

“Unë nuk para shkoj në ngjarje, por dasma para 2 vitesh e 2 miqve të mi @ghettogeasy dhe @marina_vjollca ishte një “shpërthim”.

Urime dhe njëherë dy vite më pas, jeni të mirë dhe të bukur sërish”, ka shkruar Balla në foton ku shfaqet pranë Marinës dhe Getoarit i buzëqeshur.

Në këtë postim nuk kanë munguar as falënderimet e çiftit për fjalët e përzgjedhura nga gazetari.