Web Analytics
BallinaSHOWBIZPas fotografisë misterioze që publikoi, Fisniku ‘thumbon’ Fjolla Morinën

Pas fotografisë misterioze që publikoi, Fisniku ‘thumbon’ Fjolla Morinën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ditëve të fundit është shumë aktive në rrjetet sociale. Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, teksa së fundmi publikoi për fansat një imazh krah një burri misterioz.

Ajo shihej në ashensor, ndërsa fytyra e mashkullit ishte tërësisht e mbuluar nga një buqetë e madhe me lule, së cilën ia kishte bërë dhuratë për 8 mars. Fansat kanë dyshuar se personi në fjalë mund të jetë ish-bashkëshorti i saj, sipërmarrësi Fisnik Syla.

Mirëpo ky i fundit, duket se përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se nuk është ai personi.Kjo pasi Fisniku publikoi një fotografi të një buqete me lule për 8 mars, në mbishkrimin e së cilës uroi të gjitha gratë, në veçanti nënën e tij – por nuk përmendi askënd tjetër.

NJë nënë dhe gruas besnike dhe e ndershme është shtylla e shtëpisë, e ardhmja e ndritur e gjithë shoqërisë. Gëzuar 8 marsin nën ime, më e shtrenjta në botë. Urime edhe të gjitha grave, paqe, shëndet dhe lumturi në jetë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

Fjolla dhe Fisniku përndryshe i kanë pasur të shpeshta postimet ngacmuese ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, duke mos lënë të kuptohet nëse janë bashkë apo jo. /Telegrafi/ Shiko foton:

Rrjetet Sociale

630,561FansaPëlqeje
28,204NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit