Pas humbjes së djalit, Cristiano dhe Georgina prezantojnë vajzën e sapolindu

Cristiano Ronaldo ditë më parë ka njoftuar se djali i tij i posa lindur ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë portugezi në një postim në Instagram.

Pas kësaj situatë jo të mirë, ai ka njoftuar se Georgina është rikthyer bashkë më vajzën në shtëpi.

Duke postuar një foto për 430 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo, 37 vjeç, mbante në njërin krah vajzën e tij ndërsa shoqërohet nga partnerja spanjolle Georgina dhe katër fëmijët e tyre – tre prej të cilëve futbollisti i ka nga nëna surrogate.

‘Shtëpi e ëmbël shtëpi., Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne., Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira., Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë., Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë”, ka shkruar Ronaldo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, ai nuk është paraqitur në ndeshjen e së martës ndaj Liverpolit për shkak të këtij rasti.

Shiko foton: