Pas lajmeve për divorc, Kim dhe Kanye shijojnë vikendin së bashku

Kanye West dhe Kim Kardashian duket se kanë shpëtuar martesën.

Pas deklaratës së reperit Kanye West lidhur me abortin e vajzës muajin e kaluar, temelet e lidhjes me Kim ishin tundur.

Por, pas shumë spekulimeve lidhur me një divorc, çifti kanë arritur ta shpëtojnë martesën, duke mbajtur familjen e bashkuar në këto kohë të vështira.

Kim ka ndarë së fundmi disa imazhe tek një liqen ku së bashku me të ishin edhe bashkëshorti Kanye, vajza North dhe motra Kourtney.