Pas lindjes së djalit nuk e doja më burrin, më ndryshuan ndjenjat për të

Ne pimë atë natë disa shishe vere.

Unë i thashë atij për librin që doja të shkruaja, ai më tregoi si kishte ardhur nga Barcelona.

I treguam njëri-tjetrit barcaleta dhe po flisnim se kush ishim dhe ku donim të shkonim.

Pasi u larguam nga bari u puthëm.

Ai më dha shallin që kishte rreth qafës.

Ai më kuptoi çdo fjalë dhe unë e kuptoja fare mirë.

Çdo gjë thamë ne është kaq interesante dhe e ndryshme.

Ai më bëri t’i shikoja gjërat në një tjetër këndvështrim.

Ai kishte interes dhe dashuri për mua.

Në takimin tonë të parë zyrtar ai ishte veshur sikur po shkonte të pinte një birrë tek qoshja e lagjes, ndërsa unë shkëlqeja e tëra.

8 vite në lumturi kaluan shpejt dhe ne nuk kemi më një listë të gjërave që duam të bëjmë së bashku.

Bota ime ndryshoi kur solla në jetë djalin tonë.

Ai është 6-muajsh dhe pas lindjes së tij, ndjenjat e mia për bashkëshortin nuk janë më të njëjta.

Më poshtë lexoni arsyet pse në fillim e doja…dhe tani nuk e dua më!

Ai punon shumë

Kur ju shkoni në një takim me dikë, kërkoni tek ai dikush një partner të sigurt për ta pasur gjithë jetën.

Në fillim kur e pashë sa i dedikuar ishte ai pas punës, kjo gjë më pëlqeu shumë.

Tani gjërat kanë ndryshuar sepse në orën 8 të darkës ai nuk është në shtëpi, por është në punë dhe unë po mbaj në duar një bebe 6-muajshe që nuk e kam larë ende dhe ka nevojë për të ngrënë.

As darkën nuk e kam bërë dhe nuk kam fjetur të paktën 2 orë.

Është e vërtetë që dikush duhet të punojë për të mbajtur familjen, por ai nuk duhet të rrijë jashtë orarit.

Të paktën të vijë herët në shtëpi të më ndihmojë.

Nuk mundem e vetme.

Ai ka shumë sens humori

Sa shumë më bën për të qeshur.

Aq shumë qeshim bashkë sa do të bënim një shfaqje perfekte humori.

Mirëpo, kjo gjë ishte interesante deri sa u bëmë me fëmijë.

Kur ti je e lodhur, e shkatërruar nervash dhe je gati për të qarë, këtu nuk ka shumë vend për batuta dhe të qeshura.

Ai i injoron plotësisht ndjenjat e mia dhe e ka mendjen vetëm për batuta dhe kjo gjë nuk është në rregull.

Ai është gjithmonë i qetë

Qetësia e tij më ka bërë për vete.

Mirëpo në një marrëdhënie ka ulje dhe ngritje dhe nuk mund të jesh gjithmonë i qetë, pasi diçka nuk shkon nëse ka vetëm qetësi.

Në lidhjen tonë unë jam ajo që stresohem gjithmonë dhe ai detyrohet të më thotë “Qetësohu”.

Dua edhe unë t’i them ndonjëherë “Qetësohu, çdo gjë do të rregullohet”.

Ne kemi kultura të ndryshme

Në fillim fakti që ishte nga një vend tjetër më magjepste mua.

Kultura, mënyra se si e shikonte jetën më dukej interesante.

Tani që jemi bërë me fëmijë sërish gjërat kanë ndryshuar, pasi ne po mundohemi t’i mësojmë fëmijës sonë si të flasë dhe jemi në hapat e parë të rritjes së tij.

Këtu e kuptojmë se ne nuk kemi të njëjtat mendime në rritjen e fëmijëve.

Çfarë gjuhe flasim në shtëpi?

Anglisht apo spanjisht?

Është shumë frustruese kjo pjesë pasi secili dëshiron t’i mësojë gjërat që ne na i kanë mësuar prindërit tanë.

Nuk kam më dëshirë për puthje dhe përkedhelje

Nuk kam më dëshirë të ndihem e përkëdhelur nga ai.

Jam aq e lodhur gjatë ditës sa nuk dua më as të më afrohet.

Duket e çuditshme në fakt pasi ai është njeriu që unë dua më shumë, por pas ardhjes në jetë të djalit nuk e di pse ndihem kështu.

Por çfarë ndodhi pas 18 muajsh?

Është mbrëmje:

Djali po luan me lodra dhe unë shkoj në kuzhinë teksa shoh bashkëshortin tim që po lan enët.

Hapa një shishe vere dhe mora dy gota.

Mora edhe një çokollatë të nxehtë.

-Si quhesh? -e pyeta me gotë në dorë.

-Oscar, ti?

-Unë jam Miriam, gëzohem që u njohëm.

Qeshëm së bashku dhe pimë verë…më pas u puthëm njësoj si herën e parë!