Pas ndarjes, Lediana dhe Mevlani vazhdojnë të thumbojnë njëri tjetrin

Ani pse dolën çift nga “Përputhen”, Lediana Prenga dhe Mevlan Shaba kanë ndarë rrugët.

Mevlani deklaroi se tashmë ka shkëputur çdo kontakt me Ledianën dhe se kjo e fundit e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, në postimin e fundit, Lediana i dërgon mesazh Mevlanit duke shkruar “Me mire mu zene me ty, sesa me u puth me dikond tjeter”.

Nuk dihet nëse pas këtij postimi fshihet një tjetër e vërtetë, por Mevlani i dërgoi mesazh përmes një kënge, raporton lajmi.net.

Ai postoi video nga vetura, ku po dëgjonte këngën e Dafina Zeqirit “A je pendu”, e që supozohet se ia dedikonte atë pjesë të vargjeve që po e dëgjonte, asaj.