Pas ndarjes me Romeo Veshajn, Jonida Maliqi zbulon me kë do e kalojë verën

Jonida Maliqi ishte e ftuar në emisionin “Pushimet on Top”, ku foli edhe për jetën e saj private.

Ajo tregoi se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm.

Mirëpo, Jonida theksoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.

“Pushimet më të mira janë me familjen.

Unë gjithmonë kam pushuar me familjen.

Pushime me goca, pushime dyshe jo.

Treshe e lart, katërshë, (qesh) mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri.

Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm.

Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh ajo.